Vrasjet mafioze trondisin vendin, kurse Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave

0

Krimet mafioze të denja për narko-shtetet e Amerikës Qendrore po trondisin Shqipërinë.

Pas atentatit me snajper në Elbasan, një tjetër vrasje mafioze u regjistrua në zemër të Tiranës, në një zonë të populluar.

Autorët u zhdukën dhe si në rastin e Elbasanit, edhe në atë të Tiranës, nuk kanë lënë gjurmë pasi kanë djegur mjetet e krimit.

Policia mjaftohet me ndonjë njoftim të thatë, kurse mediat i mëshojnë të kaluarës së viktimës, sikur duan të thonë se e meritonte të vritej.

Por fakti që këto vrasje po ndodhin në zonat më të populluara, tregon se krimi nuk e ka fare frikë shtetin. Në vend që të kapin autorët, policia po kap makinat e djegura.

Nga ana tjetër, shteti tregon ‘dhëmbët’ me personat më të pambrojtur dhe më vulnerabël. Rasti i Velipojës, kur qytetarët u sulmuan me gaz lotsjellës dhe një vajzë humbi ndjenjat është ilustrimi më i mirë i policisë së Sandër Lleshajt.

Ky i fundit vazhdon të heshtë dhe të justifikojë krimet me tezën se pas rihapjes së vendit, edhe krimi është ‘kthyer në normalitet’. Pra, prisni më shumë ngjarje të tilla tani që u hapëm.

Artikulli i mëparshëmTensionohet situata te ministria e Arsimit, maturantët qëllojnë me vezë
Artikulli i radhësKaos në Rinas/ Drejtori i TIA-s dëbon me forcë kompanitë private nga aeroporti, vetëgjyqësi, shkel kontratat dhe injoroi epideminë, ja pse e rrëzoi gjykata