Aeroporti i Tiranës do të presë ditën e sotme për herë të parë një avion me turistë nga Bjellorusia. Ky është fluturimi i parë që do të ulet që pas mbylljes për shkak të pandemisë Koronavirus dhe bëhet me dije se do të jenë 192 turistë që do të vijnë në vendin tonë.
Avioni pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:30. Theksojmë që aeroporti ka funksionuar edhe gjatë pandemisë, por vetëm për të riatdhesuarit dhe ndihmat humanitare dhe jo për turistë.
Ndërsa më 15 qershor në orën 09:30 do të bëhet edhe udhëtimi i parë Tiranë-Athinë.