Kompania Apple është duke blerë filma të vjetër dhe seriale televizive për të zgjeruar katalogun e shërbimit të pajtimit të tij Apple TV+, në mënyrë që ta bëjë atë konkurrues me gjigantët si Netflix, Amazon dhe Disney, raportoi agjencia ”Bloomberg”.
Sipas të dhënave, Apple ka zhvilluar takime me studiot e Hollivudit dhe ka blerë licencën për filmat e vjetër.
Cupertino do të ishte e gatshme të ruajë fokusin në filmat origjinal dhe seritë televizive, të cilat aktualisht janë më pak se 30, por do të synonin të pasuronin ofertën në mënyrë që të garojnë me rivalët si Netflix, të cilët numërojnë mijëra tituj.
Apple TV+ ka një abonim mujor prej 4,99 euro, një shifër më e ulët se shërbimet e tjera dhe është falas për një vit për ata që blejnë një pajisje Apple, për shembull një iPhone.