Basha: U shua Moikom Zeqo, mjeshtri i letrave dhe historisë shqiptare

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Moikom Zeqos.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd  botës.

Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.

Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për  familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave  dhe historisë shqiptare. U prehtë në paqe!

Artikulli i mëparshëmEdi Rama del hapur kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore
Artikulli i radhësRevolucion te Chelsea, planifikohet shitja e gjashtë lojtarëve