Revolucion te Chelsea, planifikohet shitja e gjashtë lojtarëve

0

Chelsea do të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.

‘Blutë’ e Londrës, përveç do të aktivizohen për blerjen e disa lojtarëve, ku më e madhja pritet të jetë ajo e Timo Werner, ata do të kenë punë edhe me shitjen e lojtarëve.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se Chelsea është gati të heqë dorë nga një numër lojtarësh, dhe në listë tashmë janë gjashtë emra.

Frank Lampard u ka dhënë dritën jeshile klubit që të shesin emra si: Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri, Davide Zappacosta, Danny Drinkwater, Mitchy Batshuayi e Victor Moses.

Shumica e këtyre lojtarëve kanë luajtur në huazim, kështu që tifozët e Chelsea nuk duhet të shqetësohen për rënie të kualitetit.

Pavarësisht se do të largojnë këta lojtarë, nuk pritet që ‘Blutë’ të mbushin arkat aq shumë, pasur parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe hezitimin e skuadrave për të paguar shuma të majme për kartonët e lojtarëve.

Artikulli i mëparshëmBasha: U shua Moikom Zeqo, mjeshtri i letrave dhe historisë shqiptare
Artikulli i radhësJa cila mund të bëjë bashkë burrin dhe ish-burrin