Covid-19/ Mbyllet çerdhja në Tiranë

0

Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur me urgjencë këtë të hënë.

Burime për A2 bëjnë të ditur se prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty.

Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre.

Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve.

Ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 69 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmÇollaku: 100 shqiptarë të bllokuar në Zyrih, ministria e Jashtme dhe ambasada nuk u përgjigjen
Artikulli i radhësFatos Nano dhe familja e tij bëjnë testin e koronavirusit, del përgjigja