
Maqedonia e Veriut raporton sot 134 të infektuar me Covid 19 dhe 6 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Shifrat e larta infektimesh raportohen prej disa ditësh në Maqedoni, po ashtu edhe sot gjatë 24 orëve të fundit nga 1173 tampone, janë raportuar 134 raste të reja me Covid 19 ndërsa 6 pacient kanë humbur jetën.
Shpërndarja e rasteve vazhdon si më poshtë:
Shkup 97
– Kumanovë 5
– Prilep 1
– Tetovë 11
– Strugë 3
– Veles 1
– Bitola 1
– Kavadarci 1
– Krushevë 2
– Valandovë 1
– Kratovë 1
– Kërçovë 2
– Resen 7
– Negotino 1
Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 34 pacientë të shëruar nga:
– Shkup 6
– Kumanovë 23
– Prilep 2
– Tetovë 1
– Veles 2ë
Deri më tani janë bërë gjithsej 45.054 testime covid-19 , 4289 është numri i personave të prekur dhe numri i pacientëve të shëruar është 1757.