Jo vetëm aktor si aktor i humorit, por Julian Deda është i njohur edhe aktivist i Partisë Demokratike. Madje ai është tepër aktiv sa i përket anës politike.
Deda ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, me deklaratën e këtij të fundit.
“Ke të drejte Edo, për bukën e gojës nuk ka vdek njëri qe nga koha e Skënderbeut e deri sot, ndërsa sot po…!”, tha Deda.
“Duhet me e nda mendjen, këtë Ed Ramën të mbajme edhe 20 vjet në pushtet apo duhet ta heqim me ceremoni?”
“Kujdes, kush me pyet “po ja hoqëm këtë, kush dë vijë, është njësoj sikur me thënë “mbajmë Ramën dhe e bëjmë perandor”, kështu që mos u lodhni kot me këtë pyetje”, u shpreh Julian Deda, sa i përket komenteve politike të ditës së sotme, në rrjetet sociale.