Ka shenja që tregu fizik i naftës po forcohet.
“Ekonomia e Kinës po rimëkëmbet, prodhuesit e OPEC po zvogëlojnë furnizimin e fuçive të tyre për dërgesat në korrik.”
Lexo edhe: Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus
Këto tendenca janë pozitive për naftën, duke ndihmuar të paktën pjesërisht të mbrojnë atë nga zhvillimet më të gjera të lidhura me rrezikun”.
OPEC dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të ruajnë shkurtimet e prodhimit që arrijnë në rreth 10% të furnizimit global për muajin e ardhshëm, dhe do të mbajnë takime të komitetit të Mërkurën dhe të Enjten për të vlerësuar ndikimin e tyre.
Arabia Saudite do të prodhojë 10% deri 40% më pak naftë të papërpunuar sesa kërkohet për shtatë rafineri në Azi në korrik, sipas zyrtarëve të rafinerisë që kërkuan të mos identifikohen. Iraku, i cili nuk është korrekt në zbatimin e shkurtimeve të tij të dakorduara, udhëzoi BP të zvogëlojë prodhimin me 10% në fushën më të madhe naftëmbajtëse në vend.
Nga ana e kërkesës, shifrat zyrtare kineze treguan se përpunimi në rafineritë e ekonomisë më të madhe të Azisë u rritën muajin e kaluar krahasimisht me një vit më parë. Rafineritë përpunuan 13.69 milion fuçi në ditë gjatë muajit maj, sipas llogaritjeve të Bloomberg bazuar në shifrat nga zyra e statistikave të vendit.
Kjo shifër ishte 7.5% më e lartë se në prill dhe 8.2% më shumë se një vit më parë.
Bursa për datën 16 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 365.75 | + 15.50 |
DIESEL | 341.00 | + 17.25 |
BRENT | 40.09 | + 1.32 |
©aktualitet.al