Gjermania ‘i tërheq veshin’ Kosovës: Nëse doni BE-në, mos kërkoni zgjidhje diku tjetër

0

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson për DW se vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE-në.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, – thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.

“Ndaj – thekson ai – për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane”, – nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Deklarata vjen pas entuziazmit që ka kapur autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk është parë me sy të mirë nga liderët europianë që e shohin këtë një anashkalim të tyre. Deklarata e Gjermanisë vjen edhe pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ka shprehur kritika për rolin e Brukselit gjatë kësaj kohe.

Artikulli i mëparshëmRezoluta/ Parlamenti Europian i vendos Shqipërisë zyrtarisht 15 kushte
Artikulli i radhësBllokohen në doganë 300 mijë euro rroba firmato, ja nga ku vinin