Vrasja e Hekuran Billës/ Çfarë tha Viktor Marku para hetuesve

0

Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua më 11 qershor tek zona e njohur si “Komuna e Parisit”. Pas arrestimit të Viktor Markut dhe nipit të tij, Sebastian Mali, një tjetër person kërkohet pasi dyshohet se ka ndihmuar në krim.

Policia ka arritur që ta identifikojë të kërkuarin, bëhet fjalë për shoferin që ka ndihmuar Viktor Markun që të largohet nga vendi i krimit dhe më pas ka djegur makinën në fshatin Pezë, duke e ndihmuar që të zhdukej edhe me një tjetër mjet.

Ndërkohë që pas arrestimit, Viktor Marku, vëllai i Prel Markut i riu që u vra nga i ndjeri Billa, nuk ka  pranuar që të flasë. Ai ka refuzuar të flasë për momentin duke thënë thjesht se: Do të flas në një moment të dytë!

I riu Sebastian Mali ishte i pari që ra në prangat e Policisë pak pas vrasjes së Hekuran Billës. Megjithatë, edhe pse në komisariat prej ditësh, ai nuk ka pranuar fajin, duke u shprehur se ka qenë në zonë natën e krimit, por ka qarkulluar për qejfin e tij.

I riu është nipi i Prel Markut, personi që u vra vite më parë në Londër nga viktima Hekuran Billa.

Gjithashtu si i përfshirë në vrasje dyshohet se është edhe Viktor Marku, daja i Malit, i cili u arrestua pasditen e sotme në Mal të Zi, ku ishte arratisur për t’i shpëtuar policisë.

Artikulli i mëparshëmPolicia arreston 14 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen
Artikulli i radhësPritjes së ëmbël i erdhi fundi, Alba Cobaj bëhet nënë për herë të parë