Piloti që humbi këmbët në Formula 1, lufton për jetën për herë të dytë

0

Një gabim në trajektore në dishezë, në autostradën 146 në komunën e Pienza, në provincën e Siena, e përplasja e tmerrshme me një kamion që vinte në krahun e kundërt. Alex Zanardi lufton mes jetës e vdekjes, përsëri, për herë të dytë. E edhe këtë herë janë shpejtësia dhe dashuria për sportin në destinin e tij.

Ishte në shoqëri të miqve e po përshkonte kilometrat e fundit të etapës së stafetës së Objektivit tringjyrësh, rezervuar për atletët paralimpikë në handbike, bicikletë ose karrocë olimpike. Alex, si gjithnjë, ishte në drejtimin e handbike kur mbeti i përfshirë në impaktin dramatik.

Ka përplasur kokën dhunshëm, duke humbur kaskën, e është cuar me urgjencë në spital. Fillimisht koshient, u transportua me helikopter në spitalin Le Scotte në Siena, ku u operua me urgjencë në neurokirurgji. Gjendja e tij, sipas boletinit të parë mjekësor, “është e një vështirësie ekstreme”.

Artikulli i mëparshëmDy kirurgë zbulojnë operacionet estetike të motrave Hadid
Artikulli i radhësHamilton përlotet për humbjen e Coco: Piloti ndahet pas 6 vjetësh nga bulldogu i tij