Schmeichel krijon dyshim mbi raportin Raiola-Pogba: “Ka një menaxher që nuk e përfaqëson mirë”

0

Pavarësisht koronavirus, merkato afrohet me hapa gjigantë. Në cështjet e verës nuk mund të mungojë Pogba, gjithnjë në qendër të merkatos. Francezi ka qenë protagonist i tratativave, të vërteta apo të pretenduara, që flisnin për një rikthim tek Juventus ose kalimin e dëshiruar tek Zidane me Real Madrid. Gjithnjë është thënë se kampioni i botës është i mërzitur tek Manchester United, por ajo që pretendon ish-portieri legjendar i United Peter Schmeichel, në një intervistë për Daily Express, vë në dyshim raportin e mesfushorit me menaxherin Raiola.

“Jam absolutisht i bindur se Pogba dëshiron të qendrojë. Mendoj që do të shohim dicka të re, shumë më tepër se futbollisti që pamë vitin e fundit”. Një deklaratë e rëndësisshme, nga një legjendë e United: “E di dhe kaq, flas me personat e duhur. Një gjë është ajo që përshkruan media, një tjetër ajo që thotë ai, e tjetër për tjetër ajo që thotë menaxheri i tij. E pastaj ka dicka ndryshe në si qendrojnë gjërat. Donte të kthehej në Manchester United e, si të gjithë lojtarët e mëdhenj në botë, ka edhe krenari. E për këtë mendoj se nuk dëshiron të largohet”.

Schmeichel sheh si problem pikërisht menaxherin e francezit, Mino Raiola. “Mendoj se kur Ole mbërriti e kuptuam të gjithë se nën drejtimin e tij Paul mund ti japë shumë United. Fatkeqësisht nuk besoj se ka një menaxher që ta përfaqësojë mirë. Është një lojtar i rëndësishëm, kështu që bëhen shumë para duke e lëvizur nga një klub në një tjetër. E besoj se nëse dikush të përshpërit në vesh është normale që të bëhesh konfuz”.

Artikulli i mëparshëmArbenita Ismajli flet për ndërhyrjet estetike: Shpifje
Artikulli i radhësA prekesh nga Covid-19 nëse dikush pështyn në det/ Ja çfarë thotë mjeku Pipero