Shtëpia e vogël në formën e vezës, me çmim prej 90 mijë dollarësh – me energji të erës dhe të diellit

0

Ecokapsula krijon shtëpi të vogla që punojnë me energji të erës dhe me energji diellore, të cilat mund të vendosen në një bazë rimorkio për gati 90,000 dollarë.

Shtëpia e vogël u projektua për herë të parë nga Nice Architects për një arkitekturë dhe konkurs projektimi të vitit 2008, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Ekokapsula nuk fitoi konkursin, ndërtesa u zgjodh si një nga dizajnet më interesante në konkurs, dhe prodhuesit e saj morën reagime mjaft pozitive për t’i inkurajuar ata të ndërtonin edhe shumë shtëpi të tjera.

Vite më vonë, projekti i parë i Ecocapsule u përfundua zyrtarisht në vitin 2014.

Synimi fillestar ishte të ndërtonim shtëpinë për njerëzit që dëshironin të jetonin në natyrë për një periudhë të zgjatur kohe – ose si një zgjidhje e shpejtë strehimi për nevoja të reagimit të shpejtë.

Ajo kanë një çmim prej 90 mijë dollarësh dhe mund të porositet nga të gjitha vendet e botës.

Ecocapsule është një kompani nga Sllovakia që merret enkas me prodhimin e shtëpive që përdorin energjinë e erës edhe energjinë diellore.

“Ne e kuptojmë se shumë njerëz nuk e pëlqejnë çmimin e Ecocapsule, por është gjithçka në lidhje me teknologjitë më të fundit që përdoret në këtë shtëpi”, tha Zácek.

“Ju nuk lini asnjë gjurmë karboni kur përdorni Ecocapsule”, u shpreh Zacek. 

Artikulli i mëparshëmFigura e parë që shihni tregon personalitetin tuaj të fshehur; zbuloni pjesët e panjohura të karakterit
Artikulli i radhësBrenda rezidencës 23 milionë dollarëshe të Travis Scott