Të rejat e fundit nga Evropa

0

Ndërsa dita fillon në Evropë, këto janë më të rejat e asaj që po ndodh rreth kontinentit në luftën kundër koronavirusit:

– Udhëheqësit e vendeve të BE-së do të zhvillojnë një videokonferencë të premten për të provuar që të zgjidhin ndasitë mbi një fond rikuperimi prej krizës së koronavirusit, njofton BBC. Disa shtete të Evropës veriore janë kundërshtuese të një pjese të planit të Komisionit Europian, që ofron 500 miliardë euro në grante për vendet më të prekura nga pandemia.

– Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se nuk do të hezitojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm në rast të  përhapjes së një vale të dytë të koronavirusit, raporton Reuters. Ligjvënësit hungarezë votuan pro shfuqizimit të kompetencave të jashtëzakonshme që iu dhanë z. Orban për të luftuar koronavirusin

– Në Britaninë e Madhe, pasi njerëzit pësuan mungesa të rrotullave të tualetit, dezinfektantëvë të duarve, makaronave dhe miellit, duket se biçikletat tani janë artikulli që mezi po gjendet në treg.

Artikulli i mëparshëmPërleshje të ashpra në Gjermani, qytetarët bashkohen me bandat, sulmojnë policinë
Artikulli i radhësI përjetshëm në pushtet? Putin bën gati ndryshimet kushtetuese