Modelja e njohur thyen dhëmbin e përparmë duke ngrënë biskota

0

Ashley Graham tregoi dhëmbin e thyer nga ushqimet që i kishte përgatitur e ëma.Ajo ka qenë e vetizoluar me familjen e saj në qytetin e saj të lindjes, Lincoln, Nebraska, gjatë pandemisë koronavirus, shkruan DailyMail.

Të jetuarit me nënën i solli asaj një të papritur të enjten. 32-vjeçarja, përmes Instagramit tregoi se kishte thyer një dhëmb të përparmë teksa po hante biskotat e përgatitura nga nëna e saj, Linda.

Në video, Ashley shpjegoi se mamaja e saj i kishte ruajtur biskotat në frigorifer dhe kur ajo nxori një të tillë dhe e zbriti poshtë, ajo ia theu dhëmbin.

Pastaj lëvizi dorën që kishte mbuluar gojën ndërsa fliste për të zbuluar zbrazëtirën duke buzëqeshur.

32-vjeçarja e mori me sportivitet këtë gjë dhe u shfaq duke u argëtuar nga e gjithë ajo që i kishte ndodhur, por pastaj e kishte rregulluar.

Ashley ka qenë duke qëndruar me nënën e saj së bashku me burrin e saj Justin Ervin dhe djalin e tyre të vogël Isaac.

Dyshja u martuan më 2010, ndërsa fëmijën e parë e mirëpritën në janar.

Image
Image
Artikulli i mëparshëmShëndeti i kockave tek gratë – Shkaktari i fshetë që i dëmton
Artikulli i radhësSHBA ende nën ethet e Covid-19/ Numri i vdekjeve tejkalon shifrën 122 mijë