Spanja e vendos këtë javë se cilët turistë mund ta vizitojnë

0

Madrid – Qeveria spanjolle dëshiron të vendosë këtë javë se me cilat vende do të ndalojë udhëtimet ndërkohë që do të rihapet për turizëm, pas bllokimit të koronavirusit, tha të hënën Ministri i Shëndetësisë.

Salvador Illa i tha radiostacionit Cadena SER se vendi i dytë më i vizituar në botë do të diskutojë me partnerët e Bashkimit Evropian nëse do të lejojë udhëtarët nga jashtë kontinentit të hyjnë ose jo.

Ai shtoi se autoritetet kanë identifikuar disa shpërthime të vogla zonale të koronavirusit, por ato janë vënë nën kontroll.

Si një nga vendet më të goditura, Spanja ka regjistruar 246,272 raste dhe 28,323 vdekje.

Artikulli i mëparshëmFrikë nga vala e dytë e COVID-19, Evropa synon të trajnojë ‘ushtrinë’ e mjekëve
Artikulli i radhësMjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur