Moderatorja Luana Vjollca është bërë shumë herë pjesë e rubrikave rizë, përsa u përket editimeve të fotove dhe ndërhyrjeve që bën në to.
Në një set fotografik që ka publikuar së fundmi, një prej fotove, ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është mungesa e krahut të djathtë të moderators.
Nga editimi i tepërt, fotoshopi i tepruar, fokusi për të holluar belin, apo për ta vënë më shumë në pah atë, Luan aka zhdukur krahun e djathtë dhe komentuesit aq deshën.
“Ku e ke krahun e djathtë luaneshë, e vetmja vajzë që luan tenism me vetëm një krah,”- shkruan një prej tyre.
“Ke ngecur në mes të photoshopit,”– shkruan një tjetër.
Vetë Luana ka preferuar të mos u japë përgjigje këtyre komenteve.