Një britanik u kap në përpjekje për të transportuar kokainë në Belgjikë duke e fshehur atë në një penis artificial dhe tashmë mund të përballet me tre vjet në burg.
Burri u arrestua në shkurt kur arriti në aeroportin e Brukselit në një fluturim nga Jamaica.
Ai u tha hetuesëve se kishte si qëllim ta përdorte kokainën për përdorim personal.
Arsyeja e kapjes së tij ishte një test droge që detektoi prezencën e kokainës në gjakun e tij.
Më pas zyrtarët zbuluan se ai kishte fshehur 127 gramë brenda një penisi artificial, raporton The New Zealand Herald.
Vendimi i gjykatës do të merret në 24 qershor.