Arben Shehut drejt rrugës për të qënë kreu i KLSH-së. Komisioni i Ekonomisë voton pro

0
Arben Shehu

Me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot kandidaturën e profesorit Arben Shehu, i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më parë Kuvendi i ka rrëzuar 3 kandidatura apo propozime Ilir Metës për kreun e KLSH, Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. Ndërkohë në krye të institucionit me mandat të mbaruar qëndron ende Bujar Leskaj derisa të zgjidhet pasardhësi i tij në krye të institucionit.

Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSh dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.

Artikulli i mëparshëmLufta për vaksinën, spiunazh kibernetik Kinë – SHBA
Artikulli i radhësTë vrarë nga nazistët/ Rivarrosen mbetjet e mbi 500 hebrenjve