Basha takime në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar Klodian Mërtirit të inceneratorëve gjysmë milionë euro

0
Bashaa

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur në Vorë për t’u takuar me qytetarët dhe problemet dhe shqetësimet e tyre lidhur me krizën nga pandemia.

Basha ka thënë se realiteti shqiptar është shumë ndryshe nga prioritetet e qeverisë që dje kanë bërë një pagesë gjysmë milionë euro për inceneratorët.

Sipas liderit të PD, Rama, Ahmetaj dhe Veliaj ditën e djeshme i kanë dhënë Klodian Mërtirit, i cili është bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës në landfillin e Sharrës, por njëkohësisht në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabveja për skandalin me tenderin 60 milionë dollarë, një pagesë prej gjysmë milionë eurosh.

Basha thotë se gjithë këto para janë nga taksat e shqiptarëve të cilët sa vjen dhe varfërohen.

”Ditë tipike për të treguar realitetin, mes Shqipërisë reale dhe prioriteteve të kësaj qeverie në ikje.

Ditën e djeshme Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, bashkëpronarët e inceneratorëve të Sharrës, landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjes dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i paguan gjysëm milionë euro këtij të fundit pra dhe vetes së tyre, nga taksat tuaja, nga taksat e shqiptarëve.”- tha Basha.

Artikulli i mëparshëmAsambleja Parlamentare e SEECP, Ruçi: Të shkëmbejmë përvojat nga COVID-19, bashkëpunimi bëhet më emergjent
Artikulli i radhësNuk ka vendim, shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri