Një lajm fantastik është bërë publik ditën e sotme nga kompania ajrore Aegean Airlines, e cila operon fluturime direkte nga Tirana me destinacion Athinën por dhe me shumë shtete të tjera në të gjithë botën.
Si pjesë e fushatës për të mbështetur turizmin gjatë këtij sezoni të vështirë si pasojë e pandemisë globale Aegean Airlines mundëson që të gjithë fëmijët nën moshën 12 vjeçare të fluturojnë pa asnjë kosto shtesë në të gjitha destinacionet e saj, duke rezervuar një biletë FLEX.
Pa asnjë dyshim kjo ofertë fantastike e ofruar nga një prej linjave ajrore më korrekte që operon nga aeroporti i Rinasit do të jetë një bonus fantastik për të gjitha famijet shqiptare që të fluturojnë këtë verë më një kosto të arsyeshme dhe të përballueshme nga kushdo.
Sezoni veror pavarësisht vështirësive të hasura në nisje, pritet që të jetë tepër i nxehtë dhe i karakterizuar nga oferta me çmime të leverdisëshme për të gjithë.
Nuk keni arsye për të hezituar, por nxitoni të rezervoni pushimet tuaja dhe të gjithë sëbashku do të mundemi ta shpëtojmë turizmin.
Lexo edhe: Gjermania hap kufijtë/ Ja ku merret vendimi për udhëtimet nga Shqipëria
© aktualitet.al