Nafta ra në New York pasi një raport konfidencial sinjalizoi për një tjetër rritje të rezervave të papërpunuara Amerikane, ndërsa përhapja e koronavirusit vazhdonë të shkaktojë përshtjellim në perspektivat për një rikuperim të shpejtë ekonomik.
Çmimet për kontratat e ardhshme ranë me 1.6%, duke vazhduar trendin e së martës pasi kishin kapur nivelin më të lartë që nga fillimi i Marsit të Hënën. Instituti Amerikan Petroleum raportoi se rezervat u rritën me 1.75 milion fuçi javën e kaluar, sipas disa burimeve të sigurta. Dollari gjithashtu u ngrit, duke shtuar dhe më tepër presionin ndaj çmimeve.
Nafta kishte filluar të merrte veten që prej rënies nën zero në muajin prill pasi prodhuesit ulën prodhimin dhe shtetet filluan lehtësimin e kufizimeve të bllokimit, duke rritur kërkesën. Megjithatë kërcënimi i virusit mbetet ende prezent. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të qeverisë amerikane, Anthony Fauci, tha të martën se po sheh një “rritje shqetësuese” në numrin e rasteve të reja.
Ndërsa “fokusi qëndron te të dhënat e rezervave”, ekziston gjithashtu një ankth i vazhdueshëm rreth vazhdimit të pandemisë, tha Hans van Cleef, ekonomist i lartë i energjisë në ABN Amro. “Shpresat për një rritje të kërkesës janë kundër-peshuar nga frika në lidhje me valën e dytë të Covid-19”.
Lexo edhe: Të gjithë fëmijët nga Rinasi fluturojnë falas/ Kompania ajrore bën të ditur lajmin bombastik
Bursa për datën 24 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 377.00 | – 34.50 |
DIESEL | 343.25 | – 21.25 |
BRENT | 40.46 | – 3.15 |
©aktualitet.al