Dhjetëra kolumbianë thyen karantinën dhe u mblodhën para një peme për t’u lutur, pasi sipas tyre një figurë e Krishtit u shfaq në degët e saj.
Skena ndodhi në qytetin Magangué, në veri të vendit, vetëm 4 ditë pasi Kolumbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Sipas Daily Mail, vendasit u mblodhën para pemës me qirinj në duar, për tu lutur.
Njerëzit vrapuan me qirinj në duar dhe e kthyen atë vend në një pikë pelegrinazhi, gjë e cila shqetësoi shumë autoritetet e zonës.
Njerëzit nuk mbanin maska mbrojtëse apo doreza si edhe nuk respektonin dinstancimin social. Lutjet e besimtarëve përfunduan me ardhjen e policisë, e cila u angazhua për të shpërndarë turmën.