Bieta Sulo, moderatorja e njohur ka treguar gjithmonë se me vajzën e Albanit, Joelle, ka një marrëdhënie shumë të mirë. Një gjë e tillë shihet dhe nga fotot që publikojnë me njëra-tjetrën.
Sot është një ditë e veçantë për Joellen pasi feston ditëlindjen dhe Bieta ka menduar një dhuratë të veçantë për ta surprizuar Joellen.
“Një super realizim për një super vajzë, njeriun tim të shtrenjtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaqet një punim artistik që i ngjan shumë vajzës bukuroshe të Albanit, që me siguri i ka pëlqyer shumë.
“Besoj që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”, është shprehur Bieta kohë më parë për marrëdhënien me Joelle.