Pas barazimit kundër Sassuolo, që e largon ndoshta përfundimisht nga gara për titullin kampion, Inter duhet t’I bëjë llogaritë edhe me dënimet e ashpra të Gjykatës Sportive. Kështu, kartoni i kuq dhe protestat e Milan Skriniar dhe Antonio Conte i kanë kushtuar shtrenjtë zikaltërve.
Mbrojtësi është pezulluar për tre ndeshjet e ardhshme, pasi sipas Gjykatës Sportive ka fyer arbitrin e ndeshjes. Ndërkohë, Conte është dënuar m një ndeshje pezullim, pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë. Ai nuk do të jetë në pankinë për sfidën e ardhshme në transfertën kundër Parmës.