UEFA në merak për Championsin, monitoron Lisbonën për përhapjen e Koronavirusit

0

UEFA mbetet në monitorim të vendimit të qeverisë portugeze për të dekretuar izolimin në 19 nga 24 distriktet e qytetit të Lisbonës, vend i zgjedhur nga organi më i lartë i futbollin europian për të luajtur pjesën e mbetur të Championsit në muajin gusht.

Një artikull për rritjen e të infektuarve me COVID-19 në kryeqendrën e Portugalisë ka ngjallur shqetësim logjik, pasi vendi luzitan u përzgjodh për organizimin e “Final Eight” pikërisht për rastet e pakta me Koronavirus.

Portugezët, në fakt, kanë filluar të marrin masa kufizuese për të frenuar pasojat e këtij shpërthimi të ditëve të fundit.

Është një realitet i ndryshëm nga ai që patën kur UEFA vendosi që do të ishte Lisbona qyteti që do të priste fazën e fundit të Championsit në gusht.

Portugalia ka dekretuar izolimin e 19 nga 24 zonat e metropolit, ku janë konstatuar 77% të 311 rasteve të regjistruara në ditën e fundit.

Përkundër kësaj, autoritetet kryesore të Portugalisë mohuan sot se ekziston “mungesa kontrolli” mbi shpërthimet e Koronavirusit të zbuluar në rajonin e Lisbonës.

Artikulli i mëparshëmPërfshirja e Shqipërisë në listën e rrezikshmërisë të OBSH dhe paralajmërimi i drejtuesit të saj: Duhet të përgatitemi për atë që do ndodhë në vjeshtë
Artikulli i radhësDëmtimi i tmerrshëm që Covid-19 i shkakton trurit