Kryepeshkopi Anastas Janullatos pëson atak kardiak

0

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pësuar atak kardiak dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Sipas agjencisë së lajmeve kishtare Romfea.gr, mësohet se kryepeshkopi i KOASh-it Janullatos është shtruar urgjentisht në spital pas një ataku në zemër.

Për pasojë, mësohet se kryepeshkpi Janullatos ka kryer një ndërhyrje ne zemër ku ka vendosur dy stenda.

Aktualisht, e njëjta agjenci bën me dije se gjendja e Janullatos është e kënaqshme, ndërkohë që pritet se pas dy ditësh, kryepeshkopi do të jetë në gjendje të shkëlqyer, për t;u rikthyer në detyrë.

Kohët e fundit, kryepeshkopi Anastas Janullatos, 90 vjeç, kishte pasur shqetësime në zemër.

Artikulli i mëparshëmOrnela Muti, ende seksi edhe pse 65 vjeç
Artikulli i radhësTym në tunelin Elbasan-Tiranë, çfarë ka ndodhur