Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas publikimit të lajmit se Kryepeshkopi i Kishën Orthodoske, Anastas Janullatos i ishte nënshtruar një operacioni në zemër pas një ataku kardiak.
Kreu i Shtetit përveçse i uron shërim të shpejtë, e falenderon për rolin e tij në forcimin e harmonisë fetare në vend.
Reagimi i plotë i presidentit:
“Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.
I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.
Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.
Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën“.