Mjekët turq përdorën metodën turke të terapisë me rreze (TurkishBeam) për herë të parë për trajtimin e COVID-19 te një pacient në Turqinë juglindore.
Metoda është aplikuar te një pacient mashkull 46 vjeç, tha kirurgu kardiovaskular Hikmet Selcuk Gedik në Universitetin Gazi të Ankarasë në një konferencë për shtyp, në të cilën morën pjesë Drejtori Krahinor i Shëndetësisë të Provincës Diyarbak?r Cihan Tekin dhe kreu i Spitalit Kërkimor Gazi Ya?argil, mjeku Erkan Baysal.
“Ka metoda të ndryshme të përdorura për trajtimin e koronavirusit nga Ministria turke e Shëndetësisë dhe mjekët turq, por metoda që mjeku Gedik ka kryer sot është e para në botë”, tha Tekin, raporton Anadolu Agency (AA). Ai tha se është krenar të njoftonte në Diyarbak?r se pacienti është shëruar.
Pacienti i parë i trajtuar me këtë metodë në Diyarbak?r
Mahmut Orak, i cili e mori trajtimin, tha se ishte dërguar në spital më 18 qershor. Nderkaq, trajtimi filloi pasi rezultatet konfirmuan se ai ishte pozitiv me virusin.
“Kam qëndruar në shtëpi për pesë ditë, pastaj më çuan në spital kur u ndjeva keq. Pranova trajtimin me rreze dhe ndihem shumë mirë tani. Nuk ndjeva aspak dhimbje. Unë do të doja të falënderoja të gjithë për përpjekjet e tyre”, tha Ocak.
Gedik njoftoi në fillim të këtij muaji një studim klinik për terapinë e zhvilluar nga shkencëtarët turq për të trajtuar sëmundjet virale, përfshirë COVID-19, sipas prodhesit RD Global INVAMED.
“Procesi i studimit klinik, i cili lejon zbatimin te pacientët, ka filluar metodën e trajtimit TurkishBeam pasi u aprovua aplikimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Gedik në një deklaratë.
TurkishBeam është një sistem i trajtimit me rreze që u krijua dhe u zhvillua për herë të parë nga një kompani turke me famë botërore pas tre vjet studimesh nga shkencëtarët e TurkishBeam Selective-Sensitive UVC dhe Laser Therapy, ose TurkishBeam.
Metoda, e cila mund të përdoret brenda trupit për herë të parë, vlerësohet si një hap global nga Turqia që do të ndryshojë paradigmat.
Procesi filloi me studime mbi mikroorganizmat, siç janë viruset dhe bakteret, dhe vazhdoi me analiza toksikologjike. Ajo arriti në fazën e studimit klinik pas përfundimit të studimeve mbi kafshët dhe kulturën e qelizave njerëzore.
Më 4 maj, Ministria e Shëndetësisë miratoi kërkesën për studime klinike. Pasi u njoftua tek autoritetet mjekësore ndërkombëtare, ajo u ftua zyrtarisht për testime dhe bashkëpunim nga Klinika e Cleveland në SHBA dhe Universiteti i New York-ut.
Trajtimi siguron shkatërrimin e plotë të organizmave si mikroorganizmat, kërpudhat, bakteret dhe viruset dhe nuk dëmton qelizat dhe ADN-në e njerëzve, sipas studiuesve.