Pesë arsye pse duhet të vizitoni Gjirokastrën këtë verë

0

Ndërsa ktheheni në fundjavë nga pushimet në plazhet e jugut ose nuk dini ku të shkoni, ne ju japim si opsion Gjirokastrën. Mund të pushoni ndryshe gjatë fundjavës, nëse se keni vizituar më herët ka ardhur momenti të shkoni në qytetin e gurtë. Më poshtë po rendisim disa nga gjërat kryesore për tu bërë në Gjirokastër:

Ngjituni mbi “bedena” por mos u hidhni

20081541025_d78bd1bb5d_k-1024x683

Kalaja ose kështjella e princeshë Argjirosë është një pikat më të rëndësishme turistike të Gjirokastrës dhe një nga më të mëdhatë në Ballkan. Mendohet të ketë ekzistuar që prej shekullit XII, por ajo çfarë shihet sot i përket fillimit të shekullit të XIX. Brenda saj do të gjeni Muzeun Kombëtar të Armëve, burgun e ndërtuar në 1932 dhe avionin e Forcave Ajrore të SHBA (në 1957 bëri ulje të detyruar në Rinas). Kalaja qëndron e hapur nga ora 9:00- 19:00 dhe hyrja kushton 200 lekë.

Të bëni “sehir nga penxheret” e Shtëpisë së Skëndulatëve

2013-06-15-17-00-19-1024x768

Është shpallur monument kulture dhe konsiderohet si një nga 7 ndërtesat më interesante në Ballkan, në stilin otoman. Shtëpia është ndërtuar në 1700 dhe deri në 1984 ka qenë e banuar nga familja Skënduli. Nga ‘84 deri në ‘92 u transformua në muze Etnografik. Tani qëndron e hapur për të gjithë turistët, duke dëshmuar jetesën luksoze të viteve ‘700.

Check in te shtëpia e “diktatorit gjakatar”

Shtepia_e_Enver_Hoxhes_-_Muzeu_Etnografik_3-1024x768

Ai është vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës, në lagjen Palorto. Shtëpia është rindërtuar nga e para në 1966, pasi u dëmtua e gjitha nga zjarri. U rindërtua në stilin tradicional të shtëpive gjirokastrite, duke kopjuar pjesë nga shtëpi të ndryshme në qytet. Deri në vitin ‘91 shërbeu si Muze Antifashist, tani nuk ka asnjë gjurmë të asaj periudhe. Hyrja kushton 200 lekë, muzeu qëndron i hapur çdo ditë nga ora 8:00-12:00 dhe 16:00-19:00.

Fotografi për Instagram te “Shtëpia e Zakatëve

be138f99795c7e60ec3597a9db99a841

Kjo shtëpi e pabesueshme 3-katëshe daton që prej 1811. Kullat binjake dhe harkata e dyfishtë e bëjnë të jetë shembulli më i mirë i kullës tipike në stilin otoman. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar këtu, pjesa e brendshme është gati e paprekur. Dhoma e madhe e pritjes ngjan me një galeri arti. Shtëpinë e Zakatëve duhet ta shihni patjetër. Hyrja kushton 1 euro.

“Dehuni” te Kristal Garden

Kristal Garden është ambjenti më argëtues në qytet. Aty pothuaj çdo natë do të gjeni muzikë live, ushqim fantastik të gatuar në çast me të cilin nuk do të keni të ngopur dhe birra akull të ftohta. Kristal është një vend që i mirëpret të gjithë, nga familjarët, te grupet e zhurmshëm të të rinjve që dëshirojnë “ta djegin” çdo natë deri në agim. Të “dehesh” te Kristal të kushton më pak se të qëndrosh në hotel.

Nuk keni çfarë të prisni, Gjirokastra këtë vit duhet të jetë patjetër në listën tuaj të destinacioneve. Këtë qytet nuk e gjeni tjetërkund në planet…

Artikulli i mëparshëmParis Jackson publikon pamje të rralla me babain, Michael
Artikulli i radhësJaponia hedh dyshime: Kim Jong-un ka vdekur nga koronavirusi