Rinis Formula 1, Bottas në “pole position”, zhgënjen Ferrari

0
bottas 1100x620

Valeri Bottas shënon “pole position” e parë të sezonit të Formula 1, të gjymtuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në pistën e Çmimit të Madh të Austrisë, piloti i Mercedes fitoi duelin me shokun e skuadrës, Luis Hamilton, me provat zyrtare që konfirmuan dominimin e makinës kampione në fuqi.

“Finlandezi fluturues” e befasoi Hamilton në momentin deciziv, pasi britaniku ishte pozicionuar i pari në të tre provat e lira të zhvilluara në Austri. Botas duket pikërisht rivali më i madh i Hamilton, drejt objektivit të tij për titullin e shtatë kampion.

Max Verstappen me makinën Red Bull do të niset i treti, ndërsa Lando Norris i katërti. Paraqitje zhgënjyese për Ferrarin.

Charles Leclerc do të niset nga vendi i shtatë, ndërsa Sebastian Vettel, i cili u eliminua dhe nuk mori pjesë në sesionin e tretë të provave do të niset i 11-i.

Artikulli i mëparshëmBuffon shkruan historinë, më shumë ndeshje nga të gjithë në Serie A
Artikulli i radhësKuba pa vizitorë, banorët i tremben përkeqësimit të gjendjes ekonomike