Ish- ndihmësja dhe shoqja e ngushtë e Melanie Trump, rrëfime “eksplozive” pas largimit nga Shtëpia e Bardhë për një aferë

0

Stephanie Winston Wolkoff, ish- ndihmësja dhe shoqja e Melania Trump, ka shkruar një libër “eksploziv” kujtimesh, ku përshkruan miqësinë 15- vjeçare me “Zonjën e Parë” të SHBA.

Por raportohet se ajo do të “nxjerrë dhe disa sekrete për të”.

Wolkoff u bë këshilltare e Melanias pasi i shoqi fitoi zgjedhjet në vitin 2016, dhe i ka qëndruar pranë duke e këshilluar dhe ndihmuar në tranzicionin e saj.

Por shkurtin e vitit 2018, Winston Wolkoff u detyrua të largohej, pas raporteve se firma e saj kishte marrë 26 milionë dollarë pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë luksoze të inaugurimit të Trumpit në  2017, në një kohë kur pretendon se mori vetëm “1,62 milion dollarë”, dhe këto u ndanë mes stafit.

Mosmarrëveshjet dhe shumë gjëra të tjera i rrëfyer në librin që do të botohet në shtator, e që siç thuhet, do të shkaktojë shumë trazira.

Artikulli i mëparshëmNga çarçafët “horror”, tek dorashkat “ferrit”/ Foto që do t’ju rrëqethin
Artikulli i radhësMësuesja që shokoi botën, pas aferës me nxënësin 12-vjeçar (me të cilin u martua më pas), ndërron jetë