Mary Kay Letourneau, ish-mësuesja amerikane që shokoi botën me historinë e saj, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, për shkak të kancerit.
Ajo u bë e famshme në vitin 1990, për shkak të marrëdhënies seksuale me një nxënësin e saj 12 vjeçar, Vili Fualaau.
Pas zbulimit të kësaj afere, ajo u dënua me burg.
Pasi doli nga burgu në vitin 2005, ajo u martua me ish-nxënësin e saj, për t’u ndarë vetëm një vit më parë nga ai.
Megjithatë, ish-nxënësi i saj Vili Fualaau, të cilin e mori për burrë pas daljes nga burgu, i qendroi pranë në momentet e fundit, pavarësisht se ishin ndarë prej më shumë se një viti.
Avokati i 58-vjeçares tha se ajo vdiq e rrethuar nga familjarët e saj.
“Ajo ishte një person i mirë,” tha ai.