Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të arrestuar vetëm 2 ditë më parë.
Apeli ka vendosur që ai të jetë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Prej 8 muajsh që ishte në kërkim me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Agim Kajmaku nuk u arrestua dot.
Por duket se ai ka qenë në dijeni të një vendimi lirimi për të nga Apeli dhe ka vendosur të vetëdorëzohet.
Kerkesa per ndryshimin e mases se sigurise e ka bere Arta Marku, e cila eshte emeruar prokurore ne Apel.
Arrestimi i para 2 ditëve i Kajmakut duket se kishte vetëm një qëllim, që të lirohej.
Ai akuzohet se ka fshehur çështjen e tij në Greqi, ku ishte arrestuar me emër tjetër dhe per kete arsye u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut te Vores.