Momenti i çmendurisë i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit të Tottenham, Eric Dier. Futbollisti është pezulluar me katër ndeshje, për shkak se kaloi rrethimin e fushës për t’u ngjitur në tribunë gjatë ndeshjes kundër Norëich në Kupën e Anglisë.
Ngjarja ndodhi në muajin mars. Pas humbjes me 11-metërsha të Tottenham, Dier kuptoi se vëllai i tij I vogël po zihej në tribunë. Ai shpejtoi t’i vijë në dihmë, duke u përplasur me tifozin. Kjo është cilësuar si një sjellje “kërcënuese” dhe anti-sportive, duke sjellë pezullimin e gjatë të mesfushorit. Po ashtu, ai duhet të paguajë edhe një gjobë 50 mijë stërlina.