SHBA, përshkallëzohet bojkoti publicitar ndaj Facebook-ut

0
Bojkot 696x464

Shoqatat, origjina e një bojkoti publicitar kundër Facebook dolën të zhgënjyera nga një takim me shefat e tij dhe madje edhe më të vendosura për të galvanizuar qindra markat që i kërkojnë rrjetit social të luftojë më mirë kundër përmbajtjeve me urrejtje dhe të dëmshme.

“Jam shumë e zhgënjyer që Facebook vazhdon të refuzojë që të tregohet i përgjegjshëm përballë përdoruesve të tij, reklamuesve të tij dhe shoqërisë në përgjithësi”, theksoi Jessica Gonzalez, bashkëkryetare e shoqatës ”Free Press”, pas takimit me video-konferencë me Mark Zuckerberg, themelues dhe drejtues i Facebook, dhe numrin dy, Sheryl Sandberg.

“Unë shpresoja të shihja përulje dhe reflektim të thellë në ndikimin disproporcional të Facebook në opinionin publik, besimet dhe sjelljen, si dhe dëmet e shumta që ai ka shkaktuar në jetën reale”, theksoi ajo në një deklaratë.

“Takimi ishte një zhgënjim”, deklaroi për gazetarët Rashad Robinson, presidenti i “Color of Change” duke shtuar se nuk kishin marrë përgjigje për pyetjet e bëra.”

Organizatorët premtuan se bojkoti, tashmë i nisur nga një mijë kompani si Adidas, Levi’s, Coca-Cola, Starbucks… do të vazhdojë për aq kohë sa Facebook nuk do të angazhohet të reagojë kundër përmbajtjeve që promovojnë racizmin, diskriminimin dhe urrejtjen.

Lëvizja #StopHateForProfit filloi disa javë më parë nga organizatat e të drejtave civile në sfondin e protestave kundër racizmit dhe dhunës policore në vend.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, mesfushori i Tottenham merr denimin e rëndë
Artikulli i radhësApple se shpejti me tastier xhami