Tragjike, ishte futur për t’u larë, 34-vjeçari gjendet i mbytur në Shëngjin

0

Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.

Raportohet se trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh.

Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmMigrimi, korrupsioni e krimi/ Mekanizmi për vizat, KE prezanton raportin për Shqipërinë: Të ndërmarrë masa, të përmirësojë përpjekjet për forcimin e ligjit
Artikulli i radhës“Unë kryeministër, Rama president”, gazetari pyet Bashën: Po Meta c’pozicion do ketë? Ja përgjigja e liderit demoktrat