“Unë kryeministër, Rama president”, gazetari pyet Bashën: Po Meta c’pozicion do ketë? Ja përgjigja e liderit demoktrat

0
Lulzim Bashaa

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot se Edi Rama i ka nisur ndërmjetës me ofertën që kryeministri aktual të jetë president dhe lideri demokrat të jetë kreu i qeverisë.

Basha tha se oferta e Ramës vjen vetëm me kushtin që të hiqen koalicionet para-zgjedhore.

Pas kësaj deklarate, një gazetar ka pyetur Bashën se cfarë përfiton Meta nga kjo marrëveshje. Basha u shpreh se “Rama pazar kërkoi, por nuk mori asgjë në këmbim”.

Gazetari: Në politikë ka marrëvshje dhe pazare. Folët për një pazar, ju kryeministër, Rama president. Ajo që e bën interesant është fakti se cili do të ishte pozicioni i presidentit aktual, zoti Meta në këtë Pazar.

Lulzim Basha: Sa i përket cështjes së pazarit, është një pyetje hipotetike, se pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë!

Artikulli i mëparshëmTragjike, ishte futur për t’u larë, 34-vjeçari gjendet i mbytur në Shëngjin
Artikulli i radhësIsa Mustafa infektohet nga koronavirusi, para 1 jave takoi Edi Ramën