Kryetari i LDK në Kosovë, Isa Mustafa është infektuar me koronavirus dhe do të vetëizolohet. Mustafa i njoftoi vetë në Fb miqtë tij dhe mbështetësit e shumtë në Kosovë, Shqipëri dhe nëpër botë.
Para pak ditesh ai pati ne shtepine tij edhe nje takim me Edi Ramen.
Të nderuar miq – shkroi Mustafa. – Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!” ka përfunduar ai.