Një vaksinë, e prodhuar për herë të parë në vitin 1924, mund të ofrojë mbrojtje ndaj koronavirusit.
Për herë të parë një studim ka provuar se vaksina e njohur si BCG e ul mundësinë e vdekjes nga virusi i ri.
Vaksina, e njohur si vaksina e tuberkulozit, është përfolur vazhdimisht se ndikon te koronavirusi i ri.
Në vendet ku është aplikuar kjo vaksinë, kryesisht në Europën Lindore, përfshi Shqipërinë, vdekshmëria është 10.4 përqind më e ulët, raporton Daily Mail.
Studimi është kryer nga studiues amerikanë.
Vaksina BCG u shpik një shekull më parë dhe ofron imunitet kundër tuberkulozit- një infeksion bakterial- por dihet se ka edhe të tjera përfitime.
Kjo vaksinë ofron mbrojtje afatgjatë dhe efektet e saj janë akoma të pastudiuara mirë.
Sipas Daily Mail, vazhdon të mbetet enigmë fakti se si të mbron kjo vaksinë nga Covid-19.