Imazhi natyrisht është pjesë e rëndësishme e strategjive të klubeve, që krahas përforcimeve të merkatos mendojnë edhe për përmirësimin e fanellave. E në këtë pikë, ndryshimet janë aq të shpeshta, për ti bërë gjithnjë tifozët të jenë në ndjekje të modelit të ri të uniformës.
Kështu, Juventus ndryshon akoma imazh: në 2020/21 fanella e dytë do të jetë blu e thellë, me detaje ngjyrë alumini. Pas, nën jakë, do të jetë emri i klubit ndërsa tek mëngët do të ketë detaje “painting” me strisha të parregullta bardhezi.