Bill Gates, ndryshe: Vaksina apo ilaçet kundër COVID-19, jo kush siguron më shumë të ardhura

0

Filantropisti miliarder Bill Gates bëri thirrje që ilaçet për COVID-19 dhe një vaksinë e mundshme të jetë e disponueshme për vendet dhe njerëzit që u duhen më shumë, në vend se “për ata që paguajnë më shumë”, duke thënë se referimi në ligjet e tregut vetëm sa do e zgjasë pandeminë vdekjeprurëse.

“Nëse thjesht ne lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të shkojnë tek ata që paguajnë më së shumti, në vend të njerëzve dhe vendeve ku ata janë më të nevojshmie do të kemi një pandemi të gjatë, më të padrejtë dhe vdekjeprurëse”, tha themeluesi i Microsoft në një mesazh video të lëshuar të shtunën gjatë një konference virtuale COVID-19, e organizuar nga Shoqëria Ndërkombëtare për Luftën kundër SIDA-s.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës që t’i marrin këto vendime të vështira shpërndarjeje bazuar në barazinë, jo vetëm faktorët e drejtuar nga tregu.”

Me qindra projekte që synojnë gjetjen e vaksinës, me qeveritë në Evropë dhe SHBA që po investojnë miliarda dollarë në kërkime, testime dhe prodhim, ka shqetësime se kombet më të pasura mund të siguronin ilaçet e premtuara kundër koronavirusit, duke i lënë vendet në zhvillim me duar të zbrazëta.

Komisioni Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetit kanë paralajmëruar për konkurrencë jo të shëndetshme në gjetjen e një kure e cila do të jetë thelbësore për të shpëtuar jetë dhe për të zgjidhur kaosin ekonomik të shkaktuar nga virusi, ndërsa disa zyrtarë në Uashington thanë se përparësia e tyre do të ishin shtetasit e SHBA.

Praktikë pozitive

Gates tha se përpjekjet filluan dy dekada më parë si një luftë kundër krizës globale HIV / AIDS, kur vendet u mblodhën për të gjetur dhe siguruar një kurë në dispozicion në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Afrikën, dhe se kjo mund të shërbejë si një model për COVID.-19.

Shembujt përfshijnë Fondin Global për të luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarian në 2002 dhe Planin e Emergjencave të Presidentit me qendër në SHBA për SIDA, i cili synonte të sigurojë njerëzit me ilaçe për të luftuar disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse.

“Një nga mësimet më të mira në luftën kundër HIV / AIDS është rëndësia e ndërtimit të një sistemi të madh, të ndershëm global të shpërndarjes në mënyrë që ilaçet të arrijnë tek të gjithë,” tha Gates.

Artikulli i mëparshëmNjeriu i parë nuk u zhduk nga klima!
Artikulli i radhësGruaja me probleme mendore godet me thikë infermieren, e nisin për Vlorë