Përleshje për drejtimin e një kishe në Afrikën e Jugut, raportohen viktima

0

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur në një kishë në Afrikën e Jugut.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka pasur një debat të ashpër prej kohësh në këtë kishë në lidhje me lidershipin e saj.

Policia e Johannesburg bën me dije se tashmë ngjarja ka marrë fund dhe nga duart e agresorëve u shpëtuan dhjetëra gra e fëmijë që mbaheshin peng prej disa orësh.

Në fund të operacionit u arrestuan 40 persona si dhe u sekuestrua një arsenal i madh armësh.

Konflikti për drejtimin e kësaj kishe ka nisur në vitin 2016 pas vdekjes së priftit.

Policia ishte lajmëruar dhe herë të tjera për të shtëna me armë në këtë objekt kulti mes besimtarëve.

Artikulli i mëparshëmSituata jashtë kontrollit/ ‘Infektivi’ nuk ka vende, Sanatoriumi rikthehet ‘Covid-2’
Artikulli i radhësFrika që vjen nga Ballkani/ Pandemia është në rritje, shqetësimi po ashtu