Philip Morris lejohet të komunikojë se IQOS redukton ekspozimin e dëmshëm

0

Philip Morris International mund të marketojë produktet e saj IQOS si produkte që reduktojnë ekspozimin e konsumatorëve ndaj kimikateve të dëmshme që gjenden në cigare, komunikoi te marten, Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave FDA.

PROVAT NË DISPOZICION TREGOJNË SE ME IQOS PRODHIMI I KIMIKATEVE TË DËMSHME DHE POTENCIALISHT TË DËMSHME ËSHTË MË I ULËT SE AI I CIGAREVE TRADICIONALE.

IQOS ngroh duhanin pa e djegur. Një proçes që konsiderohet më pak i dëmshëm sesa pirja e cigareve konvencionale. FDA vitin e kaluar lejoi që IQOS, pajisje elektronike që ngroh fije duhani, të shitet në Sh.B.A., ndërsa shqyrtoi aplikimin ePhilip Morris për produkt me risk të modifikuar.
FDA të martën tha që provat në dispozicion tregojnë se meIQOS prodhimi i kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme është më i ulët se ai i cigareve tradicionale.

Agjencia përmendi studime shkencore që tregojnë se kalimi plotësisht në sistemin IQOS nga cigaret zvogëlon ndjeshëm ekspozimin ndaj kimikateve të tilla.

Sipas artikullit ne Bloomberg, Mitch Zeller, drejtori i qendrës së FDA-s për produktet e duhanitthotë në një deklaratë”Të dhënat e paraqitura nga kompania tregojnë se tregtimi i këtyre produkteve specifike, me informacionin e autorizuar, mund të ndihmojë që duhanpirësit të qëndrojnëlarg cigareve me djegie dhe të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshme, por vetëm nëse ata kalojnë plotësisht në alternativa”.
Vendimi permend se produktet alternative mund të jenë një alternativë më pak e dëmshme për njerëzit që kalojnë plotësisht nga cigaret, tek to.

“IQOS & Cigaret: Thelbësisht të ndryshme”

Në një deklaratë, CEO i Philip Morris Andre Calantzopoulos përshëndeti vendimin e FDA dhe tha se kjo tregon “që IQOS është një produkt duhanit tërësisht i ndryshëm dhe një zgjedhje më e mirë për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin pirjen e cigareve.”
Vendimi mbyll një proces gati 4-vjeçar për Philip Morris. Kompania paraqiti aplikimin e saj të riskut të modifikuar në FDA në Dhjetor 2016.

Philip Morris është e detyruar të studiojë se si etiketa ndikon tek konsumatorët dhe të monitorojë vetëdijen e të rinjve dhe përdorimin e produkteve IQOS. Urdhri i marketingut zgjat për katër vjet, pas së cilës Philip Morris do të duhet të kërkojë rinovim nga FDA.

Kongresi i kaloi FDA autoritetin për të rregulluar produktet e duhanit në 2009, duke krijuar një proçes që produktet e reja të aplikojnë për të hyrë në treg dhe të etiketohen si më pak të dëmshme se cigaret. Që nga 22 Tetori 2019, agjencia ka lëshuar tetë urdhra të riskut të modifikuar.

Artikulli i mëparshëmGara hapësinore mes SHBA, Emirateve të Bashkura Arabe dhe Kinës: Eksplorimi i planetit Mars
Artikulli i radhësMungesa e vitaminës B12 dhe rreziku nga Covid-19