Foto/ Përplasja e Ferrarit pak sekonda nga starti: “Faji im i gjithi”

0

Më keq se kaq nuk mund të shkonte e pas vendit të 10 e 11 në kualifikuese, Vettel e Leclerc nxorrën jashtë njëri tjetrin në xhiron e parë të GP të Stirias. Zhgënjim i madh për katër herë kampionin e botës: “Isha në luftë me dy makina të tjera, isha në kthesën 3 e Charles mori trajektorën e brendshme. U mundova ta mbyll normalisht, nuk prisja të provonte gjë aty. Është mëkat që nodhi kjo, por nuk mund të bëja asgjë”.

LECLERC: “FAJI IM, MË FAL SEB”

Merr gjithë përgjegjësinë për atë që ndodhi Charles Leclerc që zbuloi se i ka kërkuar ndjesë shokut të tij të skuadrës Seb e skuderisë: “I kërkova falje Seb, gabova dhe jam i sinqertë në ndjesën time. Nuk u tregova fare i aftë, jam i zhgënjyer me veten. Eshtë faji im, marr përsipër përgjegjësitë e mia e them se më vjen keq për gjithë skuadrën që bëri gjithcka për të na cuar një hap përpara. E cova dëm unë, por kisha shumë dëshirë të bëja mirë”.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Papritur ndërron jetë sportisti 30-vjeçar në Britani
Artikulli i radhësFshati ku të gjithë banorëve u mungon një veshkë