Pas muajsh të tërë në karantinë, ka rifilluar sërish jeta e natës në Angli.
Shumë pronarë biznesesh po mundohen t’i “detyrojnë” klientët që të respektojnë masat anti-Covid me metoda tradicionale, por një tjetër pronar është treguar “kreativ”.
Për t’i mbajtur njerëzit larg banakut të barit, pronari i një biznesi në Cornwall instaloi një gardh elektrik.
Stafit tek “The Star Inn” i kishte ardhur në majtë të hundës me klientët që thyenin rregullat dhe e panë të arsyeshme që të merrnin masa të rrepta.
Duke folur për Cornwall Live, pronari i biznesit Johnny McFadden tha se e ka vënë gardhin për të garantuar sigurinë e njerëzve.
“Gardhi është aty për të garantuar distancimin social,” tha ai.
“Para se të vendosja gardhin, njerëzit nuk po e praktikonin distancimin social dhe po silleshin si t’u pëlqente, por tani ata kujdesen për t’i ndjekur udhëzimet,” shtoi ai më tej.
Edhe pse disa nga klientët janë ankuar se i ka zënë korrenti, Johnny thotë se zakonisht gardhi është i fikur.
“Megjithatë, mund ta ndezim kur të duhet,” paralajmëroi ai.