Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi pas marrjes së detyrës së tij të re në drejtimin e ekipit të Azerbajxhanit.
Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit shprehet i gëzuar për këtë vlerësim ndaj De Biasit duke e cilësuar një lidhje më shumë mes dy vendeve. Nuk mungon as thirrja me emrin me të cilin u pagëzua De Biasi në Shqipëri.
“Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares⚽ së tyre Gianni De Biasi. 🇮🇹🇦🇱🇦🇿
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur! 👐🇦🇱”, shkruan Meta.