“Mijëra paund për…”/ Media e madhe britanike shkruan për shqiptaren më të njohur të momentit

0

Konsulentja e markave të luksit, shqiptarja Elona Varfi është bërë mjaft e njohur në Britaninë e Madhe. “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull shqiptares, ku tregon më shumë për suksesin dhe punën e saj.

“Unë zotëroj 12 çanta Hermes dhe kam blerë dhe shitur 20 çanta Hermès gjatë shtatë viteve të fundit, shpesh duke dyfishuar paratë e mia”, ka thënë 33-vjeçarja për median britanike. Elona jeton në Lodër prej tre vitesh, së bashku me bashkëshortin, Oltin.

Ajo është një konsulente dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand. Më herët Elona ka deklaruar se produkti më i shtrenjtë që ka shitur ka qenë një çantë, plot 120 mijë euro.

“Shuma më e lartë ka qenë me çantat, që nuk kanë qenë të mijat, por e kam përfaqësuar unë. E kam shitur për 120 mijë paund. Çdo gjë që është e rrallë, çmimi është i lartë. Këto çanta janë të rralla dhe kanë vlerë në ankande”, ka deklaruar Elona.

Artikulli i mëparshëmGjyqi i Johnny Depp/ Ish-gruaja: I bëra foto pa ndjenja me akullore të derdhur, për t’i treguar sa i mbaruar është
Artikulli i radhësProdukti ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin – si ta shmangni