Situata në Itali është drejt normalizimit, pas muajve të tërë tmerri nga koronavirusi.
Tashmë jeta në vendin fqinj është kthyer normalisht.
Normalitet, që klubet e futbollit kërkojnë të reflektohet edhe në stadium.
Sot, klubet e Seria kanë kërkuar që të fillohet të mendohet seriozisht për hapjen e stadiumeve, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen sërish me tifozë.
Natyrisht, jo si më parë, pasi parashikohen protokolle të rrepta shëndetësore dhe mbi të gjitha, stadiumet nuk do të hapen plotësisht.
Pra, do të ketë hapje të pjesshme, në mënyrë që most ë ketë masivitet tifozësh.
Tashmë vendimi është në dorë të Ministrisë së Sporteve.